Megjithëse të ndarë, ja ç’bën ish-i dashuri i Dua Lipës për shqiptarët! Megjithëse të ndarë, ja ç’bën ish-i dashuri i Dua Lipës për shqiptarët!
Katër muaj më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i dha fund marrëdhënies me Isaac Carew. Të dy vazhduan jetën e tyre... Megjithëse të ndarë, ja ç’bën ish-i dashuri i Dua Lipës për shqiptarët!

Katër muaj më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i dha fund marrëdhënies me Isaac Carew.

Të dy vazhduan jetën e tyre duke marrë drejtime të ndryshme dhe teksa Dua shijon romancën e re me Anwar Hadid, Isaac i është përkushtuar pasionit të tij, kulinarisë.

Megjithëse është ndarë prej 4 muajsh nga këngëtarja shqiptare, ai vazhdon të ketë fansa nga vendi ynë, të cilët e mbështesin në punën e tij.

Madje, foton e një shqiptareje e cila ka publikuar librin e tij të kuzhinës, Isaac e shpërndau në Twitter, duke i vendosur edhe emojin e dy duarve, si simbol i shqiponjës.

Duket se ai vazhdon të respektojë njësoj vendin tonë dhe të ketë dashuri për shqiptarët, të cilët edhe pas ndarjes nga Dua, e mbështesin po njësoj ish-in e saj.

Madje, të shumtë ishin ata që iu kundërvunë Duas pas lidhjes me Anwar-in, pasi sipas tyre këngëtarja shkonte më shumë në çift me Isaac-un sesa me vëllain e motrave Hadid.