Mercedes AMG do të lansojë vetëm makina elektrike Mercedes AMG do të lansojë vetëm makina elektrike
Gjenerata re e makinave nga kjo linjë, do të jenë të elektrifikuara Gjatë New York Auto Show, janë prezantuar shumë crossover dhe SUV, mirëpo... Mercedes AMG do të lansojë vetëm makina elektrike

Gjenerata re e makinave nga kjo linjë, do të jenë të elektrifikuara

Gjatë New York Auto Show, janë prezantuar shumë crossover dhe SUV, mirëpo në mesin e tyre ishte edhe një shumë i rëndësishëm, transmeton Telegrafi. Vëmendje të madhe ka marrë GLS SUV, me motorin 4.0 litra dhe dizajn nga AMG.

Nën kapak e ka edhe një motor me 48 voltë, që e bën një hibrid shumë të dëshiruar. Road & Track ka biseduar me drejtuesin e AMG, Tobias Moers për të mësuar se çfarë roli mund të luajë ky SUV në të ardhmen e linjës AMG.

“Deri në vitin 2021, të gjitha makinat e prodhuara nga AMG do të jenë së paku gjysmë elektrike, në nivele të ndryshme. Deri më 2015 mund të bëhet tërësisht elektrike, me mundësi të mëdha përformance” ka thënë Moers.

Në të njëjtën kohë, AMG do të ndihmojë në elektrifikimin e modeleve tjera nga kompania Mercedes, që lansohet në të ardhmen.

mercedesamg1 mercedesamg