Merr fund telenovela Hamsik Merr fund telenovela Hamsik

Merr fund telenovela Hamsik

Sport 14 February, 2019, 10:42

Marek Hamsik është tashmë zyrtarisht një futbollist i Dalian Yifang në Kinë. Merr fund në këtë mënyrë telenovela e fundit e merkatos në Itali,... Merr fund telenovela Hamsik

Marek Hamsik është tashmë zyrtarisht një futbollist i Dalian Yifang në Kinë. Merr fund në këtë mënyrë telenovela e fundit e merkatos në Itali, sepse mesfushori sllovak u zyrtarizua rreth 2 javë më parë dhe u bë edhe ndarja përfundimtare me lojtarët dhe tifozët e Napolit, para se të bllokohej bujshëm gjithçka, për probleme me klubin kinez.

Napoli do të marrë 20 milionë euro dhe është gjetur mirëkuptimi me Dalian, që do të paguajë menjëherë, jo me këste, siç propozonte.

Konfirmimi ka ardhur nga avokati i Napolit, Grassani, për Radio Kiss Kiss Napoli: “U krye, Hamsik është i Dalian prej orës 20.30 të së mërkurës”.

Hamsik ka luajtur 520 ndeshje për Napolin, duke shënuar 121 gola. Mesfushori 31-vjeçar do të ketë një pagë të frikshme në Kinë, 9 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme, 3 herë më shumë sesa merrte në Napoli.

screenshot_3