Meshkujt tradhtarë duan një bionde me këto cilësi të çuditshme Meshkujt tradhtarë duan një bionde me këto cilësi të çuditshme
Ti mund të jesh një vajzë e re, beqare, e diplomuar, ndoshta me master ose dhe doktoraturë, që bën sport dhe nuk pi duhan... Meshkujt tradhtarë duan një bionde me këto cilësi të çuditshme

Ti mund të jesh një vajzë e re, beqare, e diplomuar, ndoshta me master ose dhe doktoraturë, që bën sport dhe nuk pi duhan për të mos dëmtuar shëndetin, por je gati të pish ndonjë gotë me shoqërinë. Mendjehapur, sensuale dhe… bionde. Atëherë je perfekte për të qenë dashnorja e një burri të martuar… sepse ata nuk dinë fare të zgjedhin!

Del që biondet janë më të preferuara nga meshkujt për të tradhtuar gratë. Sajti SeekingArrangement.com mblodhi të dhënat e afërsisht gjysmë milioni burrave të martuar dhe zbuloi që 61 për qind e tyre preferonin të kishin një dashnore bionde.

Ata gjithashtu preferonin që vajza të ishte mes moshës 26 dhe 32 vjeçe, të kishte qejf të pinte në shoqëri, të kishte diplomë universiteti dhe të mos tymoste duhan.

Më e plotë, përmbledhja e kërkesave për dashnoren ideale të gjysmë milionë burrave të martuar.

Ngjyra e flokëve: bionde, 61 për qind e meshkujve kanë zgjedhur këtë alternativë

Ngjyra e syve: e gjelbër, 47 për qind

Raca: Kaukaziane, 32 për qind, Aziatike, 30 për qind

Statusi: single 98 për qind, e negociueshme 27 për qind, një marrëdhënie e moderuar 26 për qind

Arsimi: Universitar ose më lart, 87 për qind

Mosha: 26 deri në 32

Shëndeti dhe stili i jetës: Pëlqen pijen, nuk tymos

Aktiviteti sportive: atletike 33 për qind

Fjalët më të kërkuara: Yoga, Energjike, Sensuale, Mendjehapur

Pjesa e çuditshme e këtij ekuacioni është që 98 për qind e meshkujve duan që gruaja me të cilën do tradhtojnë të jetë beqare.

Është ky një standard i dyfishtë? Apo ndoshta burrat nuk duan të prishin marrëdhëniet ekzistuese sepse ata mund të jenë vetë pjesë e një marrëdhënieje të prishur, por kjo nuk do të thotë që duan të shkatërrojnë dhe një tjetër?

Ehhhh! Sikur nuk besohet aq kjo e dyta!