Mësohet arsyeja për të cilën u arrestua “Curri” dhe të tjerët Mësohet arsyeja për të cilën u arrestua “Curri” dhe të tjerët
Mbi 2.5 milionë euro është vlera për të cilën po hetohet Ismet Osmani- Curri me shokë, të cilët sot në mëngjes u arrestuan në... Mësohet arsyeja për të cilën u arrestua “Curri” dhe të tjerët

Mbi 2.5 milionë euro është vlera për të cilën po hetohet Ismet Osmani- Curri me shokë, të cilët sot në mëngjes u arrestuan në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se hetimet në lidhje me këtë rast kanë nisur shumë kohë më parë, porse sot ndodhen arrestimet e disa personave.

Bashkë me “Currin” në pranga të autoriteteve të rendit kanë përfunduar edhe Ilir Bojku dhe Mentor Maqani. Ndërsa në arrati është Rrahim Hashimi.

Gjithë operacionin e ka zhvilluar Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Operacionin për Indeksonline e ka konfirmuar kryrprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.