Mësohet rivali i Feronikelit në Champions Mësohet rivali i Feronikelit në Champions
Feronikeli fitoi me dramë kundër kampionit të Andorrës sonte me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kampioni i Kosovës u gjend në... Mësohet rivali i Feronikelit në Champions

Feronikeli fitoi me dramë kundër kampionit të Andorrës sonte me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Kampioni i Kosovës u gjend në disavantazh në minutën e 52-të te ndeshjes me Sosa, por rezultatin e barazoi Mevlan Zeka në minutën e 58-të, kurse rezultatin e përmbysi Kastriot Rexha në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Feronikeli ka kaluar raundin preliminar, kurse tani është kualifikuar për rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Në këtë rreth Feronikeli do të këtë punë me kampionin e Wales, The New Saints. Por, duhet rikujtuar se skuadra nga Walesi prapë është një kundërshtar më i dobët se kampioni i Kosovës.

Kampioni i Kosovës ka vlerë prej 1.7 milionë euro në faqen e madhe të transferëve për dallim nga The New Saints që ka një vlerë prej 1.35 milionë euro.

Këtë skuadër vitin e kaluar e kishte kaluar pa asnjë problem skuadra e Shkëndijës se Tetovës.

Ndeshja e Feronikelit kundër The New Saints do të zhvillohet më 9 korrik në Wales kurse ajo e kthimit më 16 apo 17 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.