Mësoni pasurinë marramendëse që Steve Jobs i la gruas së tij (FOTO) Mësoni pasurinë marramendëse që Steve Jobs i la gruas së tij (FOTO)
Kur Steve Jobs vdiq në tetor të vitit 2011, shumica e aseteve të tij i kaluan nën pronësi gruas së Jobs, e cila u... Mësoni pasurinë marramendëse që Steve Jobs i la gruas së tij (FOTO)

Kur Steve Jobs vdiq në tetor të vitit 2011, shumica e aseteve të tij i kaluan nën pronësi gruas së Jobs, e cila u bë një ndër 50 njerëzit më të pasur në botë.

Laurene Powell Jobs, tani 52 vjeçare, ishte martuar me pronarin e gjigandit teknologik Apple në vitin 1991, 10 vjet para lansimit të iPod-it të parë dhe tani ajo menaxhon një pasuri prej 16.7 miliardë dollarësh.

Në mesin e të tjerave, ajo ka nën pronësi dy aeroplanë privatë, patundshmëri të panumërta, aksione në Walt Disney dhe në Apple, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.

Powell Jobs, është gruaja e gjashtë më e pasur në botë sipas rankimit të Forbes.

Përfitimet më të mëdha, ajo i ka nga aksionet që ka në kompaninë e Walt Disney të cilën e ka trashëguar nga bashkëshorti.

Ajo ka nën pronësi edhe shtëpinë ku jetonte bashkë me Steve Jobs në Palo Alto, me vlerë prej 8 milionë dollarë. Ajo ka edhe prona të tjera në Woodside, në vlerë prej 7.5 milionë dollarë dhe 10 milionë.