Mësoni simptomat e depresionit pas lindjes Mësoni simptomat e depresionit pas lindjes
Është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan Panacea. Lindja e fëmijëve mbart një shpërthim të... Mësoni simptomat e depresionit pas lindjes

Është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan Panacea.

Lindja e fëmijëve mbart një shpërthim të vërtetë të emocioneve, ndëra ndjenjat shpesh ndryshojnë nga euforia dhe gëzimi, në ankth dhe dyshim. Nënat përjetojnë një stuhi emocionesh, ndërsa te disa shfaqet ndjenja e fajsisë për të mos qenë aspak të lumtur që sollën në jetë një fëmijë plotësisht të shëndetshëm. Ndjenjat e tilla shfaqen disa ditë pas lindjes së fëmijës dhe mund të zgjasin deri në dy javë. Nëse kjo gjendje përkeqësohet dhe zgjat me muaj, atëherë është depresion pas lindjes.

Simptomat e depresionit pas lindjes

Bëhet fjalë për ndërlikim që shfaqet pas lindjes së fëmijëve, dhe si çdo ndërlikim fizik që duhet të trajtohet pas lindjes së fëmijëve, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe gjendjes mendore të nënës. Ndihma profesionale është jashtëzakonisht e rëndësishme për të shmangur komplikimet, por edhe që nëna të jetë në gjendje të lidhet me të porsalindurin.

  • Gjendja depresive ose lëkundjet e shpeshta të gjendjes shpirtërore;
  • Vështirësitë në lidhjen me të porsalindurin;
  • Largimi nga familja dhe miqtë;
  • Humbja e oreksit ose oreksi i shtuar;
  • Pagjumësia ose dëshira e madhe për gjumë;
  • Lodhja dhe mungesa e energjisë;
  • Mosinteresim në aktivitetet që nëna i kishte shijuar më parë;
  • Irritimi i shtuar dhe zemërimi intensiv;
  • Ndjenja e pafuqisë, pa vlefshmërisë, turpit ose fajit;
  • Vështirësi gjatë përqendrimit, të menduarit dhe marrjen e vendimeve;
  • Shqetësim;
  • Ankth dhe sulme të panikut;
  • Mendimet për të lënduar veten ose shkaktimi i lëndimeve mbi fëmijën;
  • Herë pas here të menduarit për vdekjen ose vetëvrasjen;

Simptomat e para zakonisht shfaqen disa javë pas lindjes së fëmijës, por mund të shfaqen edhe më herët – gjatë shtatëzënësisë ose më vonë – deri në moshën një vjeçare të fëmijës. Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt që të jetë e mundur!

Ndryshimet fizike dhe problemet emocionale konsiderohen të jenë shkaktarët e depresionit pas lindjes. Rol të rëndësishëm luan edhe fakti që pas lindjes vjen deri te rënia e menjëhershme e nivelit të hormoneve në trup. Këtu bën pjesë edhe pagjumësia dhe lodhja, ndërsa në situata të tilla është e vështirë të merren edhe me problemet më të vogla. Pas lindjes së fëmijës, femra mund të ndjehet edhe më pak tërheqëse, te ket ndjenja sikur po e humbet kontrollin mbi jetën dhe identitetin e saj…

Këshillë: Nëse ndejni ndonjë nga këto simptoma, ndërsa intensiteti nuk ulet me kalimin e kohës, sigurohuni që të këshilloheni me një mjek.