Messi, ‘exheli’ i ekipeve angleze Messi, ‘exheli’ i ekipeve angleze
Shorti i Ligës së Kampionëve të premten i ka prodhuar disa duele fantastike. Sfida më interesante do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Manchester... Messi, ‘exheli’ i ekipeve angleze

Shorti i Ligës së Kampionëve të premten i ka prodhuar disa duele fantastike. Sfida më interesante do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Barça është në një formë fantastike, ashtu si edhe Manchester Unitedi, por katalunasit kanë në skuadër më të mirin në botë, Lionel Messi, që ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, raporton Gazeta Express.

Kundërshtari që do të ketë Barça në çerekfinale, është i preferuari i klubit spanjoll dhe në veçanti i Lionel Messit, që iu ka shënuar në dy finale të Ligës së Kampionëve.

United duhet t’ia ketë frikën Messit, për faktin se 31-vjeçari ka qenë gjithmonë i frikshëm në përballje me klubet angleze në këtë garë.

Sipas faqes për histori dhe statistika, “OptaJoe”, Messi iu ka shënuar 22 gola ekipeve angleze në Ligën e Kampionëve – më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë garë.

United nuk ka aspak statistika të mira në përballje me Barcelonën në European Cup/Champions League pasi ka fituar vetëm një herë, ndërsa ka pësuar humbje 3 herë dhe katër herë janë ndarë baras.

United ka humbur dy finalet e fundit të Champions League, 2009 dhe 2011 pikërisht kundër kundërshtarit në çerekfinale, Barcelonës – statistika këto që tregojnë se katalunasit janë favorit për të kaluar tutje. /Gazeta Express/