Messi ka ca fjalë për kundërshtarin e tij, Cristiano Ronaldo Messi ka ca fjalë për kundërshtarin e tij, Cristiano Ronaldo
Lionel Messi ka thënë fjalët më të mira për rivalin e tij, Cristiano Ronaldo, gjatë një interviste për ‘Fox Argentina’. Ylli i Barcelonës është... Messi ka ca fjalë për kundërshtarin e tij, Cristiano Ronaldo

Lionel Messi ka thënë fjalët më të mira për rivalin e tij, Cristiano Ronaldo, gjatë një interviste për ‘Fox Argentina’.

Ylli i Barcelonës është grumbulluar me Kombëtaren e Argjentinës, në përgatitje të ‘Copa America’.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, e ka quajtur Ronaldon një lojtar special, i cili po i mungon atij dhe gjithë La Ligas.

“Ai është një lojtar special”, ka deklaruar Messi në lidhje me Ronaldon, përcjell ‘lajmi.net’.

“Të gjithëve në ligë u mungon ai, përfshirë edhe mua. Rivaliteti i shëndoshë mes Cristianos dhe meje është diçka që rrallë e shihni”.

“Nuk ka betejë aty, por diçka të shëndosh. Cristiano është një lojtar i mirë dhe natyrisht, ai më motivon mua të jem edhe më i mirë”.