“Messi” i Real Madridit: Kubo kalon në Mallorca “Messi” i Real Madridit: Kubo kalon në Mallorca
Takefusa Kubo ka udhëtuar drejt Palma de Mallorca për t’i kryer testet mjekësore me klubin e Mallorca. Talenti japonez i njohur si “Messi japonez... “Messi” i Real Madridit: Kubo kalon në Mallorca

Takefusa Kubo ka udhëtuar drejt Palma de Mallorca për t’i kryer testet mjekësore me klubin e Mallorca.

Talenti japonez i njohur si “Messi japonez i Real Madridit” do të huazohet në Mallorca për sezonin aktual, transmeton Gazeta Express.

Kubo ka mbërritur sot në Mallorca për t’i kryer testet mjekësore para se t’i bashkohet klubit si lojtar i huazuar nga Real Madridi.


Kubo gjatë mbërritjes në Mallorca

18-vjeçari, i cili iu bashkua Real Madridit këtë verë, ka zgjedhur të luajë për ekipin e parë të Mallorca si lojtar i huazuar dhe jo ta kalojë sezonin në ekipin e dytë të klubit madrilen, Real Castilla.

Ai luajti në disa ndeshje miqësore të Realit në turin parasezonal duke lënë mbresa para syve të trajnerit Zinedine Zidane.

Edhe pse plani ishte që ai të luante në ekipin B sezonin e parë, vetë lojtari dhe Real Madridi u pajtuan që ai të luajë në La Liga me Mallorca për ta fituar përvojën e duhur. Reali sheh potencial të madh në të në të ardhmen.