Messi sikur shqiptarët: Ja pse po mban inat me Griezmann, francezi e kishte ofenduar rëndë… Messi sikur shqiptarët: Ja pse po mban inat me Griezmann, francezi e kishte ofenduar rëndë…
Transferimi I Antonio Griezmann nga Atletico Madridi tek Barcelona bëri bujë mjaftë të madhe pasi paraprakisht ishte spekuluar shumë deri tek mbyllja e operacionit,... Messi sikur shqiptarët: Ja pse po mban inat me Griezmann, francezi e kishte ofenduar rëndë…

Transferimi I Antonio Griezmann nga Atletico Madridi tek Barcelona bëri bujë mjaftë të madhe pasi paraprakisht ishte spekuluar shumë deri tek mbyllja e operacionit, transmeton Sovrani.info.

Por, pas zbarkimit të francezit në Camp Nou, ai mbeti I shtangur kur nuk gjeti pritjen e ngrohtë Lionel Messit dhe kjo më pas edhe u faktua nga sjelljet jot ë mira të argjentinasit në ndeshjet parasezonale. Në fakt ishte vetë Griezmann ai I cili hapur e pranoi se nuk ka pranuar asnjë mesazh mirëseardhje nga numri 10, për dallim nga pjesa tjetër e skuadrës.

Tani, duket se mediat spanjolle e kanë zbuluar shkakun e madh që qëndron prapa këtij qëndrimi të akullt të Leo Messit.
Në fakt, raportohet se Messi nuk ia ka falur e aq më pak harruar atë që Griezmann ia kishte thënë atij gjatë një ballafaqimi mes Atletico Madridit dhe Barcelonës para dy viteve kur në një rast kur Messi fitoi një faul, Griezmann nuk u pajtua me simulimin e tij dhe kishte lëshuar fjalët: “Ky kurrë nuk do bëhet njeri”.

Ky reagim I francezit kishte rënë qartazi në veshin e Messit dhe duket se e ka përjetuaz mjaftë rëndë. Madje, tani raportohet se kjo edhe është arsyeja kryesore pse Leo po bën presion tek drejtuesit e klubit për rikthimin e Neymar në Camp Nou duke e shtyrë Griezmann –in drejt qëndrimit në stol.

/Sovrani.info//