Lionel Messi nuk duhet krahasuar me Diego Maradonën, pasi bashkëlojtarët e tij tek Argjentina nuk janë në lartësinë e detyrës. Kjo është pikëpamja e...

Lionel Messi nuk duhet krahasuar me Diego Maradonën, pasi bashkëlojtarët e tij tek Argjentina nuk janë në lartësinë e detyrës. Kjo është pikëpamja e ish-trajnerit të Milanit, Real Madridit dhe Anglisë, Fabio Capello, duke analizuar startin e keq të Albiceleste në “Copa Amerika”.

Argjentina do të përballet me Paraguajin në “Belo Horizonte” të mërkurën, pas humbjes 2-0 ndaj Kolumbisë, në ndeshjen e parë të Grupit B. Ylli i madh i Barcelonës, Messi, nuk ka fituar dot asnjë trofe të madh me vendin e tij. Ky fak e sheh atë të disfavorizuar në sytë e shumë tifozëve, kur krahasohet me Maradonën. Ky i fundit, me madhështi e udhëhoqi Albiceleste drejt lavdise në Kupën e Botës 1986.

“Njerëzit flasin për të dy, por Argjentina e Maradonës ishte më e fortë dhe kishte më shumë cilësi si ekip se ky i Messit, – tha Capello për “Radio Marca”. – Diego kishte lojtarë më të mirë përreth tij. Messi është i jashtëzakonshëm, por nuk ka grupin e duhur tek Argjentina, që ta mbështesë. Ai jeton duke menduar për të luajtur futboll dhe jo për biznes, si për shembull, Neymar”.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, bie dakord se problemet e kombëtares së vendit të tij qëndrojnë te kolektivi: “Messi mund t’i zgjidhë problemet në një ndeshje, në çdo kohë, por jot ë fitojë i vetëm një kompeticion të tërë. Ai ka nevojë për  ekipin mbrapa, – tha Simeone për “Fox Sports”. – Lojtarët që janë me Messin në kombëtare duhet të kuptojnë potencialin që kanë, gjë që është e madhe, në realitet. 

Sidoqoftë, kjo gjë varet nga personaliteti i secilit lojtar. Messi ka nevojë për secilin prej atyre, sepse futbolli është lojë ekipi. Nuk kam asnjë dyshim për klasin e Messit dhe përshtatjen me çdo situatë, sepse ai dëshiron të fitojë”.