Meta fton zyrtarin amerikan dhe bën bashkë Lu-në me Bashën Meta fton zyrtarin amerikan dhe bën bashkë Lu-në me Bashën
Këtë mbrëmje Presidenti Ilir Meta ka bërë bashkë ambasadorin amerikan DOnald Lu dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në tryezë me ta ishte... Meta fton zyrtarin amerikan dhe bën bashkë Lu-në me Bashën

Këtë mbrëmje Presidenti Ilir Meta ka bërë bashkë ambasadorin amerikan DOnald Lu dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në tryezë me ta ishte vetë kreu i shtetit, me një të ftuar të veçantë, NdihmësSekretarin amerikan të Shtetit, Pete Marocco.

Kujtojmë se sot, opozita shqiptare mbajti një protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar veçanërisht largimin e ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj pas skandalit të audio-përgjimit me vëllain e tij, Agronin. E në këtë kontekst, nuk përjashtohet mundësia që pjesë e bisedës mes liderit demokrat dhe kryediplomatit amerikan të ketë qenë edhe kjo tematikë.

Kreu i shtetit organizoi sot Mbrëmjen Gala të aktivitetit “South East Europe Gathering 2018 / Mëngjesin e Lutjeve” me temë: “Duajeni fqinjin tuaj”!

Gjatë aktivitetit, në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve, Presidenti Meta shprehu vlerësimin e tij më të

lartë për Grupin bipartizan të Lutjeve të Parlamentit të Shqipërisë, që bëri të mundur për herë të parë mbajtjen e këtij Takimi tradicional në Tiranë.

Më tej, Presidenti i Republikës theksoi se tema e këtij aktiviteti është shumë frymëzuese dhe me ndikim të fortë në marrëdhëniet tona të përditshme, si te njerëzit, ashtu edhe kombet.

“Në ditët e sotme, vendet e rajonit tonë po përjetojnë një frymë të re bashkëpunimi. Janë ende larg pajtimit të mirëfilltë, por të paktën dialogu po vazhdon. Në përgjithësi mbizotëron mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Kontaktet e drejtpërdrejta mes njerëzve, sidomos të rinjve, janë rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve të fundit”, – tha Presidenti Meta, duke theksuar se të gjitha vendet e rajonit synojnë të integrohen në Bashkimin Evropian, që do të thotë se po punojnë për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret e BE-së.

“Ne nuk do ta lejojmë rajonin të rikthehet në të kaluarën konfliktuale. Si fqinj të mirë ne po krijojmë hap pas hapi besim më të fortë te njëri-tjetrit, duke ndërmarrë veprime konkrete, dypalëshe dhe rajonale. Për ta krijuar këtë besim, mendoj se duhet të mësojmë nga mesazhi i ish-Presidentit të SHBA-së, Harry Truman, i cili dikur ka thënë, citoj: “Të gjithë do ta pranojnë se, që të kemi fqinjë të mirë, duhet të jemi edhe ne vetë fqinj të mirë’”, – deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta.

Gjatë Mbrëmjes Gala, Presidenti Meta dhe zyrtari i lartë amerikan Marocco kanë një zhvilluar një bisedë miqësore.