Milani i fiksuar me brazilianët, Leonardo ofron 60 milionë euro për talentin e Premier Milani i fiksuar me brazilianët, Leonardo ofron 60 milionë euro për talentin e Premier
Anësori me tipare sulmuese, braziliani Richarlison, që luan në Premier League me ekipin e Everton, pritet të jetë përforcimi i radhës së Milanit. 21-vjeçari... Milani i fiksuar me brazilianët, Leonardo ofron 60 milionë euro për talentin e Premier

Anësori me tipare sulmuese, braziliani Richarlison, që luan në Premier League me ekipin e Everton, pritet të jetë përforcimi i radhës së Milanit. 21-vjeçari erdhi verën e shkuar tek Everton nga Watford, por kuqezinjtë kanë kohë që i kanë vënë syrin talentit brazilian, pjesë e “Selecao”.

Leonardo e konsideron si blerjen “big” të Milanit për merkaton e verës edhe pse për ta sjellë në Milano kuqezinjtë duhet të hapin mirë portofolin. Asokohe transferimi i tij te Milani dështoi pasi ishin të tjerë drejtues në krye, por tani Leonardo mendon seriozisht ta veshë kuqezi lojtarin.

Kostoja e tij është 60 milionë euro plus bonuse edhe pse kjo shumë mund të rritet edhe më shumë deri në fund të sezonit. Çmimi i Richarlison është rritur ndjeshëm që kur është bërë titullar fiks i kombëtares braziliane, ndaj Milani duhet të bëj një sforco të madhe për ta blerë. Bisedimet kanë nisur, një raund i parë është kryer, ku palët kanë shkëmbyer informacionet paraprake, ndaj tani është koha e veprave.