Miliarderi Mathieu Flamini e blen edhe një firmë të famshme në Amerikë Miliarderi Mathieu Flamini e blen edhe një firmë të famshme në Amerikë
Mathieu Flamini është bërë miliarder. Mesfushori francez i Arsenalit po pasurohet shumë nga dita në ditë pasi i dhezi fort një biznes i papritur... Miliarderi Mathieu Flamini e blen edhe një firmë të famshme në Amerikë

Mathieu Flamini është bërë miliarder. Mesfushori francez i Arsenalit po pasurohet shumë nga dita në ditë pasi i dhezi fort një biznes i papritur pak vite më parë sa ishte lojtar i Milanit.

Flamini bashkë me një shok të quajtur Granata janë të parët që kanë arritur të gjejnë mënyrën e prodhimit në masë të acidit levulinik, substancë që mund ta zëvendësojë naftën në të gjitha format.

Por Flamini nuk po ndalet me kaq pasi që tanimë është bërë pronar edhe i një kompanie të fuqishme amerikane.

Ai e ka blerë “GFBiochemicals Ltd”, kompani e dedikuar për reduktimin dhe përfundimisht eliminimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile në mallrat shtëpiake.