Ministrave po u ‘lulëzon’ biznesi Ministrave po u ‘lulëzon’ biznesi
Ministrat e Qeverisë së Kosovës nëse nuk po tregojnë shumë sukses në punët shtetërore për një kohë të shkurtër kanë arritur rezultate impresive në... Ministrave po u ‘lulëzon’ biznesi

Ministrat e Qeverisë së Kosovës nëse nuk po tregojnë shumë sukses në punët shtetërore për një kohë të shkurtër kanë arritur rezultate impresive në bizneset e tyre private. Fitimet e deklaruara nga bizneset në formularët e deklarimit të pasurisë janë marramendëse.

Shtëpi të shtrenjta, vetura luksoze, aksione në kompani brenda dhe jashtë vendit, por edhe shuma të mëdha parash të depozituara nëpër llogaritë e tyre private kanë deklaruar zyrtarët e lartë të shtetit në formularët e deklarimit të pasurisë të Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilat janë publikuar të hënën, , shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Duke u bazuar në formularët e AKK-së shihet se janë mbi 7 ministra në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj që krahas angazhimeve në Qeverinë e Kosovës njëkohësisht merren edhe me bizneset e tyre private.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka aktualisht është pronar dhe aksionar në katër kompani, ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli është aksionar në dy kompani, ministri i Arsimit Shqyëri Bytyqi është aksionar në një kompani, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha në formularët e AKK-së ka vetëdeklaruar se bashkëshorti i saj është pronar, respektivisht aksionar në dy biznese, ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo është pronar në një biznes, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli po ashtu ka në pronësi edhe kompaninë e tij private.

Me biznes familjar merret edhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.