Modelet e flokëve të vjeshtës janë të parezistueshme Modelet e flokëve të vjeshtës janë të parezistueshme
Është akoma verë – dhe këtë e kupton nga temperaturat përvëluese në të gjithë vendin. Por sezoni i ri është gati edhe për trendin... Modelet e flokëve të vjeshtës janë të parezistueshme

Është akoma verë – dhe këtë e kupton nga temperaturat përvëluese në të gjithë vendin. Por sezoni i ri është gati edhe për trendin e flokëve, kështu që këto modele do t’ju bëjnë të guxoni më shumë në periudhën e freskët.

Megjithëse tendencat më të ndezura të ngjyrave do të jenë të pranishme edhe gjatë vjeshtës, shumica e modeleve më të preferuara të flokëve për vjeshtën 2019 janë lehtësisht të arritshme për të gjitha ato që planifikojnë dhe guxojnë më shumë.

Sipas profesionistëve, flokët në sezonin e ri janë kryesisht të freskët dhe vijnë me stilet e preferuara të verës, me një rikthim pas në kohë nga vitet ’70 – ‘80.

Shikoni të gjitha modelet që mund t’ju përshtaten me ngjyrat, por pa harruar aksesorët që jani gjithashtu trend i parezistueshëm.

Balluket e hapura

Provoni një tendencë të re flokësh, sidomos nëse keni kohë që nuk provoni balluket. Në vjeshtë, flokët me balluke janë në modë, por sidomos ato si Kirsten Dunst. Edhe modele të tjera si drejt poshtë apo edhe të harkuara, të çrregullta, janë gjithashtu në modë.

Një shall/fjongo me stil

Nga Java e Modës e sezonit të kaluar, si edhe për gjatë gjithë verës ju keni parë shaje flokësh në të gjithë Instagramin dhe street style-n. Sipas parukieres së Gigi Hadid, Laura Polko, shalli do të vazhdojë trendin edhe për vjeshtë.

Kapëse që i mbledh të gjitha flokët

Stilisti i famshëm Cash Lawless e pëlqen dhe e rekomandon këtë model flokësh për vjeshtë, për lehtësi në përdorim dhe për komoditet gjatë ditës. Stili ka për qëllim që flokët të mos duken, kështu që “pa flokë” me kapëse.