Modric: Kam qarë nga lumturia për “Topin e Artë” Modric: Kam qarë nga lumturia për “Topin e Artë”
Luka Modric, mesfushori i Real Madrid dhe fituesi i fundit i Topit të Artë, është kthyer të flasë. Kroati, pas një sezoni zhgënjyes me... Modric: Kam qarë nga lumturia për “Topin e Artë”

Luka Modric, mesfushori i Real Madrid dhe fituesi i fundit i Topit të Artë, është kthyer të flasë.

Kroati, pas një sezoni zhgënjyes me madrilenët, ka provuar të gjejë përsëri buzëqeshjen duke kujtuar momentin kur ka mësuar se kishte fituar trofeun prestigjioz.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit spanjoll, ai ka zbuluar paraskenën: “Isha në dhomën time dhe kur më ka telefonuar drejtori i France Football, nuk mund ta fsheh, kam filluar të qaj nga lumturia”.

Modric ka arritur të mposhtë të rivalë të kalibrit të Cristiano Ronaldo-s, Lionel Messi-t dhe Antoine Griezmann-it. Pa harruar Neymar-in dhe Mbappe-në. Një sukses që ka kompletuar sezonin e jashtëzakonshëm të fantazistit, kampion i Europës me Real-in dhe nënkampion i botës më Kroacinë.