Modriç lavdëron Ronaldon

Sport 14 February, 2016, 12:31

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç është i kënaqur që luan përkrah Cristiano Ronaldos. Kroati këmbëngul se ylli portugez ende ka shumë për t’i...

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç është i kënaqur që luan përkrah Cristiano Ronaldos.

Kroati këmbëngul se ylli portugez ende ka shumë për t’i dhënë futbollit dhe skuadrës së tij.

Sipas Modriçit, është e mahnitshme ajo çfarë ka arritur Ronaldo.

“Ajo çfarë ai ka arritur është e mahnitshme. Ai është një lojtar i madh i ekipit”, ka thënë Modriç.

“Ai ende është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë këtu”, ka deklaruar ish-mesfushori i Tottenhamit. /KP/