Molliqaj: VV-ja i gjunjëzohet Isa Mustafës për koalicion Molliqaj: VV-ja i gjunjëzohet Isa Mustafës për koalicion
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se VV-ja, ka aktivizuar strukturat linquese dhe profile të rrejshme në Facebook për t’i sulmuar ata, kjo... Molliqaj: VV-ja i gjunjëzohet Isa Mustafës për koalicion

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se VV-ja, ka aktivizuar strukturat linquese dhe profile të rrejshme në Facebook për t’i sulmuar ata, kjo vie sipas tij nga frika dhe xhelozia e tyre për fitoren e koalicionit PSD-AKR.

Këtë e bëri të ditur Molliqaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai më tej tha se ata janë populistët që sot flasin për ”parime” kundër koalicionit me AAK-në, janë po të njëjtit që në vitin 2015 u futën në koalicionin VLAN dhe e pranuan Haradinajn si kandidat për kryeministër.

“Dallimi është se ata i gjunjëzohen Isa Mustafës për koalicion kryekëput për interesa personale, dhe harruan që ishte pikërisht Isa Mustafa kryeministër në kohën kur vdiq në burg Astrit Dehari e u burgosën aktivistët e tjerë. Ndërsa ne nuk lidhem koalicion me Haradinajn për interesa personale, por për t’i shty përpara politikat tona për shtetndërtimin e Kosovës”, ka shkruar Molliqaj.

Ja postimi i plotë: