Morata kërcënon ish-skuadrën para Champions: Më mungon një gol i tillë Morata kërcënon ish-skuadrën para Champions: Më mungon një gol i tillë
Pas dy humbjesh radhazi, skuadra e Atletico Madrid është rikthyer te firtorja, duke mundur 1-0 Rayo Vallecano në kampionat. Një rezultat që karikon skuadrën... Morata kërcënon ish-skuadrën para Champions: Më mungon një gol i tillë

Pas dy humbjesh radhazi, skuadra e Atletico Madrid është rikthyer te firtorja, duke mundur 1-0 Rayo Vallecano në kampionat. Një rezultat që karikon skuadrën në prag të ndeshjes që “colchoneros” do të luajnë ndaj Juventusit në Champions League.

Në këtë përballje të parë që do të luhet në “Wanda Metropolitano” të gjithë presin me padurim të shohin sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, një ish-juventin.

“Do të përballen dy skuadra të mëdha dhe nëse Juventus na konsideron si “të vegjël” gabon. Unë mendoj se kjo është një finale e parakohshme, pasi do të jetë ky stadiumi ku do të zhvillohet finalja e madhe e këtij eventi”, thotë Morata,.

“Nuk është vetëm një ndeshje, janë dy, ndaj pres një përballje të ekuilibruar. Ne jemi në garë në të gjitha kompeticionet dhe nuk duam të heqim dorë nga Champions. Shpresoj shumë të shënoj në këtë përballje, më mungon goli në Champions. Të shënoj ndaj Juves do të ishte fantastike”, u shpreh Morata.