Mos pini alkool gjatë shtatzënisë, dëmtoni fëmijën tuaj Mos pini alkool gjatë shtatzënisë, dëmtoni fëmijën tuaj
Ekzistojnë prova çuditërisht të “kufizuara” që pirja e lehtë (pakët) gjatë shtatzënisë paraqet ndonjë rrezik për foshnjën, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar. Ata... Mos pini alkool gjatë shtatzënisë, dëmtoni fëmijën tuaj

Ekzistojnë prova çuditërisht të “kufizuara” që pirja e lehtë (pakët) gjatë shtatzënisë paraqet ndonjë rrezik për foshnjën, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata shqyrtuan të gjitha studimet në dispozicion të bëra që nga viti 1950 dhe nuk gjetën prova bindëse se një pije ose dy në javë janë të dëmshme, përcjell Sovrani.info

Ekipi i Universitetit të Bristolit thekson se kjo nuk do të thotë se është krejtësisht e sigurt. Ata thonë se gratë duhet të shmangin tërësisht alkoolin gjatë shtatzënisë.
Por, gratë që kanë konsumuar sasi të vogla në shtatzëni, duhet të sigurohen se nuk kanë gjasa të kenë dëmtuar fëmijën e tyre.

Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë

Zyrtari kryesor i Mjekësisë për Mbretërinë e Bashkuar, Prof .Dame Sally Davies thotë se nuk ka asgjë të sigurt se gratë mund të pijnë  alkool gjatë shtatzënisë. Rreziqet që lidhen me pije të “lehtë (pakët), janë më pak të qarta.

Në shtatë studime të bëra, u gjet se pirja e lehtë (pakët) u shoqërua, mesatarisht me një rrezik prej 8% për të dëmtuar fëmijën./Sovrani.info