Moti gjatë javës së ardhshme (FOTO) Moti gjatë javës së ardhshme (FOTO)
Java që po vjen do të karakterizohet me mot të nxehtë veror, që po vjen si rrjedhojë e shtrirjes së një vale të të... Moti gjatë javës së ardhshme (FOTO)

Java që po vjen do të karakterizohet me mot të nxehtë veror, që po vjen si rrjedhojë e shtrirjes së një vale të të nxehtit nga Afrika veriore mbi rajonin tonë.

Në ditët e para të javës deri të enjten do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.  Të enjten pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me bubullima.

Ditën e enjte dhe të premte masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajon, që do të sjellin mot më të freskët me reshje lokale shiu dhe bubullima.  Temperaturat deri në fundjavë do të pësojnë rënie.
Deri të enjten temperaturat maksimale do të sillen nga 31C deri në 34C, e ditën e premte pritet të zbresin në 26C, e në fundjavë edhe nën 25C.  Në rajon maksimalet mund të ngriten edhe deri në 38C. Temperaturat minimale do të luhaten nga 15C deri në 18C.
Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme, ditëve të para nga ana jugore 1-4m/s, e nga e enjta prej verilindjes 2-8m/s.