Moti në Kosovë, ditët në vazhdim na presin me borë e shi Moti në Kosovë, ditët në vazhdim na presin me borë e shi
Me kalimin e frontit të ftohtë, gjatë natës së shkuar, sërish mbi rajon do të shtrihen fusha anticiklonike, që do të sjellin mot të... Moti në Kosovë, ditët në vazhdim na presin me borë e shi

Me kalimin e frontit të ftohtë, gjatë natës së shkuar, sërish mbi rajon do të shtrihen fusha anticiklonike, që do të sjellin mot të qëndrueshëm, por më të ftohtë, ngase masa të ftohta ajrore kanë depërtuar nga veriu.

Nga fundjava, sipas parashikimeve të fundit, priten të depërtojnë vorbulla ciklonike mbi Evropë dhe rajon, që do të sjellin mot më dinamik dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit, si pasojë e kalimit të frontit të ftohtë, që solli të reshura dhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga nesër dhe ditët e ardhshme, sërish nuk parashihen erëra të mjaftueshme, çka do të ndikojë në rritjen e ndotësve, e si rrjedhojë edhe vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

6.12 – Mot më i ftohtë, në mëngjes me ngrica dhe vranësira, e gjatë ditës priten kthjellime.

7.12 – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të larta. Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

8.12-9.12 – Ditën e shtunë, mot kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat më vonë mund të përzien edhe me reshje bore, e në vise më të larta të shndërrohen në reshje bore. Reshjet do të vazhdojnë deri të dielën në mëngjes, e më pas, gjatë ditës së diele, priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

10.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e gjatë ditës kohë pas kohe me shi të dobët, ndërsa në vise malore do të vazhdon të bie borë.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C, ndërsa maksimalet nga 4C deri në 7C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e në fundjavë mesatare nga jugu dhe verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet ndjeshëm mbi vlera normale, por më pas pritet të pësojë rënie.

unnamed