Mourinho: “Nuk do të më pëlqente të kthehem sepse Reali ka trajner” Mourinho: “Nuk do të më pëlqente të kthehem sepse Reali ka trajner”
Asgjë nuk është e pamundur, Mourinho mund të rikthehet në stolin e “Los Blancos”. Zinedine Zidane e ka nisur keq sezonin dhe sipas mediave... Mourinho: “Nuk do të më pëlqente të kthehem sepse Reali ka trajner”

Asgjë nuk është e pamundur, Mourinho mund të rikthehet në stolin e “Los Blancos”.

Zinedine Zidane e ka nisur keq sezonin dhe sipas mediave në Spanjë, edhe pse Florentino Perez e do shumë trajnerin francez, mund t’ia tregojë derën nëse gjërat nuk përmirësohen me ekipin.

Humbja 3-0 nga PSG-ja ka rritur presionin te Zizu, që tashmë raportohet se mund të shkarkohet.

Jose Mourinho është një ndër kandidatët kryesor për t’u ulur sërish në stolin e Los Blancos. Këtë nuk e ka mohuar as portugezi, por thotë se tani për tani Reali ka trajner dhe ai është Zidane.

“Nuk do të më pëlqente të kthehem, sepse Reali ka trajner dhe s’mund ta udhëheqë një ekip që ka trajner”, u shpreh Mourinho për “Cuatro”.

“Mund të flas me shumë respekt për klubin, por edhe trajnerin që nuk është gjithkushi. Unë jam jashtë. Do të më pëlqente që gjërat të shkojnë mirë dhe çdo gjë të zgjidhet”.