Mourinho: Unë te PSG? Është e pamundur! Mourinho: Unë te PSG? Është e pamundur!
Jose Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen franceze “L’Equipe” ku ka folur për karrierën e tij, por dhe për të ardhmen.... Mourinho: Unë te PSG? Është e pamundur!

Jose Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen franceze “L’Equipe” ku ka folur për karrierën e tij, por dhe për të ardhmen.

“Trajner i PSG? Është e pamundur, nuk mund të drejtosh një skuadër që ka trajner. Duhet të më pyesni për një klub që i ka dyer e hapura.

Ende nuk kanë fituar në nivel Europian dhe kjo është shumë e rëndësishme. E kam thënë edhe për trajnerët: Mund të kesh kualitet të lartë, por nëse në fund nuk ke arritur të fitosh në nivel evropian, atëherë diçka mungon. PSG është në këtë fazë. Ata fitojnë gjithmonë në Francë, ashtu si Juventus dhe Bayern, ata janë lider të futbollit francez, por është mbrapa klubeve më të mëdha të Europës.

Pogba problemi te United? Nuk mund të them që Pogba ishte përgjegjës për situatën e krijuar. Nuk jam viktimë e Pogba.

Guardiola një titull me shumë? Kjo më kujton që jam ende këtu, me 25 tituj. Nëse do të qëndroja tek Porto dhe Inter pasi fitova Champions League do të kisha luajtur në Superkupën e Europës, në Botërorin e Klubeve dhe mund të kisha fituar 31 tituj. Ndoshta ai nuk është i fokusuar tek shifrat”, deklaroi Jose Mourinho.