Mozzik i bën vetes në dhuratë luksoze Mozzik i bën vetes në dhuratë luksoze
Reperi i njohur Mozzik është një emër mjaft i përfolur në media. Ai ka qenë këtë vit mjaft aktiv sa i përket prurjeve të... Mozzik i bën vetes në dhuratë luksoze

Reperi i njohur Mozzik është një emër mjaft i përfolur në media.

Ai ka qenë këtë vit mjaft aktiv sa i përket prurjeve të reja në muzikë, ndërsa që në fillim të verës bëri të ditur se këtë vit s’do të mbajë koncerte.

Të ardhurat nga muzika duket se ia mundësojnë reperit të bëjë një jetë të mirë dhe luksoze.

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social InstaStory një fotografi, ku shfaqte një orë dore të tipit ‘Rolex’, të cilën ia ka bërë dhuratë vetes së tij.

Nga pamjet, ora duket vërtet luksoze dhe marka së cilës i takon, bën me dije se edhe çmimi i saj është goxha i shtrenjtë.

“E para”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke aluduar kështu se ora në fjalë është dhurata e parë e këtij lloji që ia ka bërë vetes.

Ai dhe e dashura e tij, Loredana Zefi, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.