MPMS me fushatë vetëdijesuese për sigurinë dhe shëndetin në punë MPMS me fushatë vetëdijesuese për sigurinë dhe shëndetin në punë
Në vazhdën e ngritjes së vetëdijes për respektimin e legjislacionit dhe avancimin e kushteve nga siguria dhe shëndeti në punë, Ministria e Punës dhe... MPMS me fushatë vetëdijesuese për sigurinë dhe shëndetin në punë

Në vazhdën e ngritjes së vetëdijes për respektimin e legjislacionit dhe avancimin e kushteve nga siguria dhe shëndeti në punë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës, ka përgatitur fushatën vetëdijësuese për sigurinë dhe shëndet në punë me moton, “Siguria dhe Shëndeti në punë mbi të gjitha”.

Këtë gjë e ka bërë ditur i pari i MPMS-së, Skender Reçica gjatë seancës së sotme të kuvendit të Kosovës ku ka thënë se kjo fushatë do të lansohet brenda pak ditëve.

“Qëllimi i kësaj fushate është vetëdijësimi i punëdhënsve dhe punëmarrësve për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe do të tregohet se MPMS dhe Inspektorati i Punës janë të përkushtuar në zbatimin e ligjit në përpikëri”, ka thënë Reçica.

Ministri Reçica tha se gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, Inspektorati i Punës ka realizuar gjithësejt 2453 inspektime dhe ka shqiptuar afërsisht 50 gjoba kurse gjatë vitit 2017, inspektorati ka realizuar 8128 inspektime dhe gjatë këtij viti janë shqiptuar 233 gjoba punëdhënësve të cilët nuk e kanë respektuar legjislacionin në fuqi.

Reçica tregoi se në fund të vitit 2017, MPMS ka miratuar 10 rregullore për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndërsa viti 2018 është vit i cili sipas tij do të karakterizohet me mbikëqyrje të fortë të zbatimit të këtyre rregulloreve dhe legjislacionit në përgjithësi./Indeksonline/