Muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroe në një serial Muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroe në një serial
Gjashtë muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroes do të shfaqen në një serial të ri të prodhimit “BBC Studio”, e cila gjë... Muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroe në një serial

Gjashtë muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroes do të shfaqen në një serial të ri të prodhimit “BBC Studio”, e cila gjë do të zbardhë ndër të tjerash edhe marrëdhënien me presidentin amerikan, John F. Kennedy.

Titulli fillestar i serialit është “Ditët e fundit të Marilyn Monroe” dhe është i bazuar në pjesë të librit Keith Badman, “Viti i fundit i Marilyn Monroe, histori e mahnitshme e vërtetë”

Producenti ekzekutiv, Simon Lupton, ka arritur marrëveshje me skenografinë Dan Sefton, i cili ka pohuar se është “i kënaqur se kjo histori e pabesueshme do të transferohet në ekran” shkruan Bbc.

Marilyn Monroe vdiq në vitin 1962 në moshën 36-vjeçare, si shkak i vdekjes thuhet është mbidoza me pilula gjumi. Ndërkohë, vdekja e saj shkaktoi shumë polemika dhe spekulime.

“Serioziteti në punë i Marilyn Monroes dhe beteja e saj me njerëz të fuqishëm që kontrollojnë shtëpinë e prodhimit, për fat të keq, ende edhe sot është aktuale”, tha Dan Sefton. Ndryshe, ende nuk dihet se kush do të interpretojë divën amerikane.