Fituesi i Kupës së Botës ka thënë se ka refuzuar mundësinë për t’u larguar nga skuadra bavareze. Thomas Muller ka treguar se ka refuzuar...

Fituesi i Kupës së Botës ka thënë se ka refuzuar mundësinë për t’u larguar nga skuadra bavareze.

Thomas Muller ka treguar se ka refuzuar mundësinë e transferimit në Premierligë, duke vendosur që ta vazhdojë kontratën me Bayern Munich.

Muller ka qenë i lidhur me një kalim tek Manchester United, por gjermani ka mohuar spekulimet pasi vendosi të mos largohet nga Allianz Arena.

Dhe 26 vjeçari ka sqaruar se megjithëse skuadrat e Premierligës mund të paguajnë më shumë, nuk janë aq të forta në garat evropiane.

“Kam pasur oferta nga shumë skuadra. Por nëse e shikon në aspekt të përgjithshëm, Bayerni është një nga skuadrat më të mira bashkë me Real Madridin dhe Barcelonën”.

“Klubet angleze kanë shumë para, por mbetet të shihet nëse mund të garojnë në Europë”.

“Vendimi për vazhdim të kontratës nuk ishte i vështirë”.