Mustafa ia bën “hallall” Vetëvendosjes, lëshon sinjale pozitive për koalicion Mustafa ia bën “hallall” Vetëvendosjes, lëshon sinjale pozitive për koalicion
Kryetari LDK-së Isa Mustafa me anë të një statusi  të gjatë në rrjetin social Facebook ka bërë një rezyme të gjatë të akuza dhe... Mustafa ia bën “hallall” Vetëvendosjes, lëshon sinjale pozitive për koalicion

Kryetari LDK-së Isa Mustafa me anë të një statusi  të gjatë në rrjetin social Facebook ka bërë një rezyme të gjatë të akuza dhe kundërkuza që I janë bërë ndër vite subjektit të tij politik dhe atij personalisht .

“Të gjithë këta bashkë, edhe me Listën Serbe, organizuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së LDK-së. Të gjithë bashkë, por pa Vetëvendosjen, në PAN e keq-qeverisën në mënyrë të tmerrshme vendin për këto dy vitet e fundit. Posa e morën pushtetin, veprimin e parë e bënë për të zhbërë Gjykatën Speciale. Dështuan” shkruan Mustafa në Facebook.

Mustafa në shkrimin e tij ka lënë të kuptohet se mund të ndodhë një bashkëpunim I LDK-së me VV-në.

“Prandaj nuk kam komplekse që të bashkëpunoj, të bisedoj me kundërshtarët e djeshëm politik. Por, po vërej se po i pengon shumë ata që e kanë zhvatur Kosovën dhe ata që anash kanë duartrokitur këtë zhvatje. Ne bashkëpunojmë me subjektet tjera për Kosovën, në çështjet në të cilat nuk kemi dallime ose në ato që mund t’i kapërcejmë dallimet. Ata që ia duan të mirën Kosovës nuk kanë pse shqetësohen”.

Lideri I LDK-së theskson se politika nuk bëhet me hadërmbetje dhe inate shkruan ai.