Mustafa: Thaçi është gabim! Mustafa: Thaçi është gabim!
Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka folur për çështjen Presidentit Thaçi të cilit së fundi i është thënë se po bashkëpunon me Presidentin serb,... Mustafa: Thaçi është gabim!

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka folur për çështjen Presidentit Thaçi të cilit së fundi i është thënë se po bashkëpunon me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se do të fitonte ndonjë duartrokitje nëse do ta cilësonte presidentin Thaçi si bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Telegrafi, transmeton gazeta Koha.
“Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund ti them, veç se e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët”, ka thënë Mustafa.