Muzafer Shala: Brenda 10 vjetësh – 50 mijë vende punë në IT Muzafer Shala: Brenda 10 vjetësh – 50 mijë vende punë në IT
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se me platformën e kësaj ministrie brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen... Muzafer Shala: Brenda 10 vjetësh – 50 mijë vende punë në IT

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se me platformën e kësaj ministrie brenda një periudhe dhjetëvjeçare do të krijohen 50 mijë vende punë në IT.

Ai ka thënë se qendrat inovative do të kenë shtrirje në tërë Kosovën.

“Kemi paraparë që t’i kemi 15 qendra të inovacionit brenda katër vjetësh, po ashtu kemi paraparë t’i kemi 5 000 start up biznese inovative për një periudhë dhjetëvjeçare, kurse 1 800 sosh vetëm për katër vjetët e ardhshëm”, ka thënë Shala.