Ndërprerje e  kolonizimit në veri Ndërprerje e  kolonizimit në veri
Qeveria e Kosovës ka autorizuar institucionet qendrore dhe lokale që t’i ndërmarrin masat e duhura për ndërprerjen e punimeve në lagjen “Lugina e Diellit”... Ndërprerje e  kolonizimit në veri

Qeveria e Kosovës ka autorizuar institucionet qendrore dhe lokale që t’i ndërmarrin masat e duhura për ndërprerjen e punimeve në lagjen “Lugina e Diellit” në veri, e cila ka filluar të ndërtohet nga Qeveria e Serbisë. Në anën tjetër, partitë opozitare kërkojnë rrënimin e saj, për të pamundësuar kolonizimin e veriut të vendit nga shteti fqinj

Qeveria e Kosovës e konsideron të jashtëligjshëm fillimin e realizimit të projektit për ndërtimin e lagjes serbe “Lugina e Diellit” në veri të vendit, prandaj paralajmëron se do të marrë të gjitha masat ligjore për të parandaluar një ndërtim të cilin në këto kushte e konsideron të egër, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka kërkuar takim me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Stevan Vulloviq, për këtë çështje.

Në anën tjetër, subjektet opozitare fajin për fillimin e këtij projekti, të cilin e vlerësojnë si kolonizim të Kosovës nga Serbia, ia hedhin Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, pasi, sipas tyre, kjo Qeveri nuk i ka marrë seriozisht paralajmërimet për këtë projekt.