Ndërroni rrobat e stinës me këto këshilla të vlefshme Ndërroni rrobat e stinës me këto këshilla të vlefshme
Halli i çdo stine, sepse e dimë që ndryshimi I stinëvë përkon dhe me ndryshimin e dollapëve. Për ata që janë të saktë, kalimi... Ndërroni rrobat e stinës me këto këshilla të vlefshme

Halli i çdo stine, sepse e dimë që ndryshimi I stinëvë përkon dhe me ndryshimin e dollapëve. Për ata që janë të saktë, kalimi nga stina e ngrohtë në atë të ftohtë nuk shoqërohet me asnjë lloj problemi: nëse jemi perfeksionistë kemi seksione të caktuara në dollap për këpucë, çanta, veshje dhe aksesorë.

Në të gjitha rastet e tjera, kur udhëtojmë shumë ose kur nuk jemi shumë të rregullt, ndryshimi i veshjeve të stinës mund të trasformohet në një ankth të vërtetë.
Pavarësisht gjithçkaje, ja vlen të mbledhësh disa këshilla dhe në fund rezultati final do ju japë dhe kënaqësi. Provoni që ta besoni.

Kutitë, një pasion i madh
Aleate të mëdha të pastrimit, sidmos kur jetojmë për një periudhë jashtë shtëpisë dhe nuk jemi të gatshëm të harxhojmë për mobilje të reja. Ndërkohë kutitë për veshje, këpucë apo aksesorë kanë fantazi dhe madhësi nga më të ndryshmet. Kutitë prej peçiglasi apo pa ngjyrë janë praktike dhe nuk prishin harmoninë e dhomës.

Alternativa e dollapit
Kur dhoma e gjumit është e vogël që nuk mund të pranojë dollapë shtesë, atëherë mudn të përdorim mbajtëset prej metali që përdoren dhe në dyqane. Pikat më të forta, ose veshjet e preferuar mund të qëndrojnë aty, në dukje, ndërkohë që kutitë dhe pjesa tjetër në dollapin kryesor.

Çdo çantë në vendin e vet
Lë të çojë dorën, kush gjatë patrimit të dollapiut nuk ka rigjetur ndonjë çantë që kishte harruar apo tjetër aksesor. Ka ardhur koha të ndryshoni mënyrën e arkivimit. Një zgjidhje shumë e mirë do të ishte një seksion dollapi vetëm për çantat ose dhe një dollap më dyer xhami që të jep mundësinë të kësh çdo gjë nën kontroll.

Mos harro aksesorët
Thauj lamtumirë sirtarëve plot kaos. Bleni kuti të posatçme për sirtarë të cilët do të organizojnë në mnëyrë perfekte dhe këtë hapësirë të ngushtë. Një must për syze, rripa dhe bizhuteritë.