Ndërtohet software-i që është në gjendje të dallojë njerëzit në bazë të orientimit seksual Ndërtohet software-i që është në gjendje të dallojë njerëzit në bazë të orientimit seksual
Një grup shkencëtarësh kanë ndërtuar një software, që sipas tyre është në gjendje të ndajë njerëzit në bazë të orientimit seksual. Software është produkt... Ndërtohet software-i që është në gjendje të dallojë njerëzit në bazë të orientimit seksual

Një grup shkencëtarësh kanë ndërtuar një software, që sipas tyre është në gjendje të ndajë njerëzit në bazë të orientimit seksual.

Software është produkt i studiuesve të Universitetit të Stanfordit. Algoritmi i tij është ndërtuar në bazë të 14 mijë portreteve që ekipi që punoi për të i siguroi nga një faqe amerikane për takime.

Si përfundim, shkencëtarët thonë se produkti i tyre në 81 përqind të rasteve ka gjetur saktësisht nëse një portret i caktuar i përket një personi heteroseksual apo homoseksual.

Detajet e aplikacionit dhe vetë studimit pritet të publikohen së shpejti në revistën “Personality and Social Psychology”, por ende pa gjetur dritën e publikimit janë vënë në shënjestër të dy grupeve të mëdha aktivistësh LGTB.

Sipas tyre, ky aplikacion është i rrezikshëm dhe autorët e tij i quajnë pseudo-shkencëtarë.