Në dialog, bashkë me taksën Në dialog, bashkë me taksën

Në dialog, bashkë me taksën

Lajme 11 January, 2019, 19:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, beson se dialogu me Serbinë mund të vazhdojë edhe përderisa taksa doganore ndaj këtij shteti është në fuqi. Haradinaj... Në dialog, bashkë me taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, beson se dialogu me Serbinë mund të vazhdojë edhe përderisa taksa doganore ndaj këtij shteti është në fuqi. Haradinaj ka ftuar edhe dy partitë më të mëdha të opozitës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Delegacionit të Kosovës në negociatat me Serbinë, ndonëse ka marrë përgjigje të shpejtë negative nga këto të fundit.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin se Kosova nuk do ta heqë taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, përderisa këto të fundit të mos e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur.

Në një konferencë për medie, të premten, kryeministri Haradinaj, ka thënë se taksa do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi, pavarësisht që autoritetet e Serbisë e kanë kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me tërheqjen e kësaj takse.

“Nëse kështu është qëndrimi i tyre, qëndrimi im është po ashtu shumë i qartë. Derisa nuk është njohja (e Kosovës) në tavolinë, vazhdojmë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar që lidershipi në Kosovë ka dhënë mjaft prova në të kaluarën për, siç ka thënë ai, racionalitet dhe se Kosova është ulur në tavolinë pa asnjë kusht, çdoherë. Por, sipas tij, kjo nuk ka dhënë ndonjë rezultat.