Një person kishte hyrë për të plaçkitur një banesë, por pasi u zbulua prej të zotit të shtëpisë, ai e qëlloi me thikë. Gjatë...

Një person kishte hyrë për të plaçkitur një banesë, por pasi u zbulua prej të zotit të shtëpisë, ai e qëlloi me thikë. Gjatë ditës së djeshme u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e 16- vjeçarit K.M., banues në fshatin Sulaj të Fierit. Ai akuzohet se ka tentuar të vjedhë banesën e bashkëfshatarit të tij P.P., 27 vjeç, banues në Sulaj. Pasi është konfliktuar fizikisht me pronarin e banesës e ka goditur me thikë në trup duke i shkaktuar dëmtime. Mësohet se i dëmtuari ndodhet në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Adoleshenti akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.