“Ne jemi shtatzënë”! Ricky Martin dhe partneri i tij do të bëhen prindër përsëri “Ne jemi shtatzënë”! Ricky Martin dhe partneri i tij do të bëhen prindër përsëri
Në janar të këtij viti këngëtari i njohur, Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef u bënë prindër të një vajze. Nëpërmjet një... “Ne jemi shtatzënë”! Ricky Martin dhe partneri i tij do të bëhen prindër përsëri

Në janar të këtij viti këngëtari i njohur, Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef u bënë prindër të një vajze.

Nëpërmjet një nëne mbartëse në jetë erdhi vogëlushja e tyre, Lucia.

Lajmin e bëri të ditur këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte edhe emocionet e para.

Por duket se këngëtarit i pëlqen të ketë një familje shumë të madhe dhe së fundmi ka dhënë lajmin e bukur.

Mbrëmjen e së shtunës, Ricky ka treguar se po pret fëmijën e tij të katërt, që do të vijë në jetë nëpërmjet një nënë mbartëse.

“Meqë ra fjala ne jemi shtatzënë. Ne jemi duke pritur fëmijën e katërt”, u shpreh këngëtari mjaft i emocionuar.

Në vitin 2008 Ricky u bë baba i binjakëve, Valentino dhe Matteo, të cilët tashmë e shoqërojnë në çdo dalje të tij.