Në moshën 56 vjeçare, regjisori i njohur do të bëhet baba për herë të parë! Në moshën 56 vjeçare, regjisori i njohur do të bëhet baba për herë të parë!
Ai është regjisori i talentuar dhe i njohur në të gjithë botën për krijimtarinë në filma si: “Django: Unchained”, “Pulp Fiction” apo “Kill Bill”.... Në moshën 56 vjeçare, regjisori i njohur do të bëhet baba për herë të parë!

Ai është regjisori i talentuar dhe i njohur në të gjithë botën për krijimtarinë në filma si: “Django: Unchained”, “Pulp Fiction” apo “Kill Bill”. Quentin Tarantino e takoi partneren e tij, Daniella Pick pikërisht në 2009 kur ishte duke promovuar filmin e tij “Inglorious Basterds”. Vetëm vitin që shkoi ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një martesë dhe tani… do të bëhen prindër!

Burime pranë “People” janë shprehur se partnerja e 56 vjeçarit është në pritje të ëmbël dhe ai do të bëhet baba për herë të parë. Lajmi erdhi një muaj, pas deklaratës së tij në “Jimmy Kimmel Live!”:

“Nuk kam qenë martuar, nuk kam pasur fëmijë, tani sapo u martova, dua të kem fëmijë.”

Tashmë është radha e Tarantinos të tregojë një tjetër histori të tipit “Once Upon a Time in Fatherhood”. /Blitz.al/