Në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang debutojnë robotët me ski Në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang debutojnë robotët me ski
Derisa shumë ngjarje në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang u anuluan për shkak të erërave të forta, nuk pati probleme të tilla për një grup... Në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang debutojnë robotët me ski

Derisa shumë ngjarje në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang u anuluan për shkak të erërave të forta, nuk pati probleme të tilla për një grup robotësh që u hodhën në shpatet aty pranë.

Robotët e të gjitha formave skijuan në disiplina të ndryshme. Tetë skuadra, përfshirë universitete, institute dhe një kompani private, garuan për çmimin prej 10,000 dollarësh në atë që organizatorët e konsideruan si garën e parë të robotëve në ski, përcjell albinfo.ch.

Robotët ishin të pajisur me sensorë për të shmangur ngjyrën e kaltër dhe të kuqe. Ekipi i TAEKWAN-V u shpall fitues, pasi u vlerësua jo vetëm për shpejtësinë në të cilën roboti e përfundoi kursin, por edhe për numrin e shtyllave që i kishte kaluar.