Në Skenderaj e gjen kuletën me mbi 500 euro, ja si vepron qytetari Në Skenderaj e gjen kuletën me mbi 500 euro, ja si vepron qytetari
Sot në Skenderaj, konkretisht në rrugën “28 Nëntori”, një qytetar ka gjetur një kuletë të humbur në të cilën përveç dokumenteve personale gjendeshin edhe... Në Skenderaj e gjen kuletën me mbi 500 euro, ja si vepron qytetari

Sot në Skenderaj, konkretisht në rrugën “28 Nëntori”, një qytetar ka gjetur një kuletë të humbur në të cilën përveç dokumenteve personale gjendeshin edhe 521 euro. Ky qytetar rastin e ka raportuar në polici.

Pronari i kuletës është njoftuar nga policia dhe i është kthyer dokumentacioni bashkë me paratë.

“Pas kontrollimit të kuletës, në bazë të dokumentacionit , vërtetohet se kuleta i përkiste viktimës M/K/Shqiptar. Në kulet kishte: 10 x 50 euro , 1 x 20 euro , 1 x 1 euro , 1 x 0.20 euro , 1 x 0.10 euro dhe 1 x 0.05 euro, që gjithsejtë ishin 521.35 € (pesëqind e njëzet e një euro e tridhjetë e pesë cent ), letërnjoftimi dhe patentë shoferi i Kosovës së viktimës, një kartelë e fakultetit dhe një kartelë bankare”, tha një burim i besueshëm brenda Policisë së Kosovës për Express.

Policia ka njoftuar pronarin i cili është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj dhe të njëjtit i janë kthyer paratë dhe dokumentacioni i lartcekur.