Në vorbullën e krizave botërore Në vorbullën e krizave botërore
Krenare dhe me sovranitet doli Angela Merkel para medias në kryeqytetin gjerman për të bërë bilancin politik para fillimit të pushimeve të verës. Por edhe... Në vorbullën e krizave botërore

Krenare dhe me sovranitet doli Angela Merkel para medias në kryeqytetin gjerman për të bërë bilancin politik para fillimit të pushimeve të verës. Por edhe për të folur për trashëgiminë që do lerë pas, dhe kush do e marrë këtë trashëgimi, mendon Christian F. Trippe.

Angela Merkel do të largohet nga skena politike maksikumi pas dy vitesh, dhe këtë ajo e tha tri herë ditën e premte (19.07). Merkel ndodhet në fazën e fundit të qëndrimit në post si kancelare. Pas 14 vitesh pune rraskapitëse në këtë detyrë shtrohet pyetja si është gjendja e saj shëndetësore, dhe aftësia për të qëndruar ende në këtë post. Javët e fundit kancelarja ka patur dridhje të forta kur është shfaqur në publik. Por dyshimet mbi fizikun e shëndoshë për të qëndruar në post, kancelarja u mundua t’i largonte. Për këtë ajo përdori fjalë që kanë të bëjnë me planet për jetën e saj “më pas”, pas ndarjes nga politika. Kjo tregon se për të personalisht është duke u afruar gjithnjë e më shumë ndarja nga pushteti.

Por para se të largohet Merkeli kërkon të verë prapë në vend namin e saj si “kancelare e klimës”. Ajo tregoi me detaje për heqjen dorë nga prodhimi i energjisë elektrike me qymyr dhe diskutoi propozimet politike se si mund të menaxhohet dëmtuesi i klimës, dioksidi i karbonit. Ndërkohë që Merkel ka dalë para shtypit për të folur dhe kthyer përgjigje për pyetjet, pak më tutje disa qindra të rinj të lëvizjes “Friday-For-Future” kanë dalë në demostratë. Merkel pranon se vala e protestave e përmendi që të fillojë të kujdeset më intensivisht për mbrojtjen e klimës.

Edhe sa kohë mban koalicioni?

Në Berlin ka këto ditë shumë spekullime lidhur me kohën e qëndrimit të koalicionit qeverisës të konservatorëve të Merkelit dhe socialdemokratëve, i cili nuk dihet nëse do të zgjasë deri në fund të periudhës legjislative. Socialdemokratët janë duke hequr shumë politikisht, pas përplasjeve në zgjedhje dhe duken si pa orientim; në dimër ata do zhvillojnë kongresin e partisë në kërkim të përgjigjes nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në koalicion apo jo. Ka mundësi që socialdemokratët të dalin nga “koalicioni i madh” dhe periudha e Merkelit të marrë fund pranverën e ardhshme.

Karakteristikë e kësaj periudhe janë krizat e mëdha në të cilat Merkeli, dhe bashkë me të edhe gjermanët dhe krejt Europia ka arritur t’ ia dalë manë. Duke qenë “kancelare e krizave” Merkeli ka zhvilluar stilin e saj special politik: Duke ecur përpara jo me shpejtësi të madhe dhe pa e vënë veten në rrezik, duke mos marrë vendime të mëdha politike, duke bërë më shumë kompromise se sa shtyrje përpara me forcë. Kështu reagoi ajo në krizën financiare botërore dhe atë të euros, kështu në krizën e Ukrainës. Asnjë nga këto kriza nuk është zgjidhur po ashtu siç nuk është zgjidhur kriza e migracionit. Tani është duke u krijuar një krizë tjetër ekonomike, shenjat e saj janë neo-protektonizmi.

Kush do e pasojë Merkelin?

Tek trashëgimia e periudhës së Merkelit bën pjesë edhe pyetja kush do e pasojë atë. Kush e ka formatin dhe aftësinë që të përballet me këto kriza? Angela Merkel e ka vendosur kush sjell “optimizëm realist” të mjaftueshëm për të marrë këtë post. Me Annegret Kramp-Karrenbauer – të quajtur nga mediat „AKK”, Merkeli arriti të verë kandidaten e saj të preferuar në krye të CDU, dhe tani edhe ta fusë në kabinet.

Megjithatë janë duke u rritur dyshimet nëse AKK do e përmbushë dot politikisht këtë detyrë. Këto dyshime dëgjohet të thuhen me zë të lartë nga kundërshtarët politikë. Por ato thuhen me zë të ulët dhe jo në publik edhe në qarqet konservatore. AKK e morri duke nguruar postin ministerial, dhe reagoi me ngathtësi kur doli në publik. Të gjithë këto vlerësime shihen tek shifrat e dobta të dalë nga sondazhet, monedha e biznesit politik të ditës. Çdo ditë numërohet aty.

Nëse Gjermania do të ketë vërtet zgjedhje të parakohshme, atëherë AKK nuk do të ketë kohë për të krijuar profilin e saj në kabinet dhe të tregojë se është e aftë të bëhet kancelare. Nëse do të ketë zgjedhje të reja pranverën e ardhshme nuk përjashtohet mundësia, që Angela Merkel të shtyjë edhe një herë largimin nga politika./ DW