Nesër do të bllokohen disa rrugë në Prishtinë Nesër do të bllokohen disa rrugë në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, e martë, më 12 korrik ,rruga “Luan Haradinaj”, fillimisht pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe... Nesër do të bllokohen disa rrugë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, e martë, më 12 korrik ,rruga “Luan Haradinaj”, fillimisht pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe ASK (American School of Kosova), e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe Gjykatës Kushtetuese,  do të mbyllet  për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore në të nga Ndërmarrja “Termokos”.

Në kuadër të rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes, Ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj.

Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korrik në të dy pjesët. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga “Garibaldi” do të jetë e hapur për qarkullim të plotë.

Transporti Publik, i cili e ka shfrytëzuar këtë segment rrugor do të qarkullojë në rrugën “Driton Hoxha”, djathas “Tirana”, vazhdon në rrugën e UÇK-së dhe anasjelltas.

Komuna e Prishtinës i ka ftua qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe që qarkullimin me automjete ta planifikojnë paraprakisht.