Xhirimet e kllapës së parë të filmit të metrazhit të gjatë “Një tregim Prishtinë” do të bëhen më 3 dhjetor në Prishtinë, në Sheshin “Nënë Tereza”...

Xhirimet e kllapës së parë të filmit të metrazhit të gjatë “Një tregim Prishtinë” do të bëhen më 3 dhjetor në Prishtinë, në Sheshin “Nënë Tereza” duke filluar nga ora 10:00.

Filmi i metrazhit të gjatë “Një tregim Prishtine” nën regjinë e regjisores, Burbuqe Berisha, me skenar të Getoarbë Mulliqi-Bojaj dhe me producent Agron Vulën është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Rolet kryesore në këtë film i luajnë aktorët Donat Qosja, Teuta Krasniqi, ndërsa në rolet tjera Aurita Agushi, Luran Ahmeti, Ylber Bardhi, Edison Kastrati, Myrvete Kurtishi, fëmijët Lis Tafa, Artiola Hamdijaj dhe të tjerë.

“Një tregim Prishtine”, flet për një familje të shtresës së mesme, e cila përballet me sëmundjen e vajzës së tyre, leukeminë akute./sovrani.info