Partia Demokratike në bashkëpunim me aleatët e saj do të nisë këtë të hënë në mëngjes, protestat para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e...

Partia Demokratike në bashkëpunim me aleatët e saj do të nisë këtë të hënë në mëngjes, protestat para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm.

Burimet kanë bërë të ditur se mbështetësit do të tubojnë para të dy hyrjeve të seancës parlamentare, ku nuk përjashtohen as hedhja e sendeve drejt parlamentarëve, por dhe në këtë rast duke shmangur dhunën.

Mësohet po ashtu se do të jenë kryetarët e degëve të PD që do të mbajnë peshën kryesore të menaxhimit të pjesëmarrësve. Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike do të jenë pjesë e parlamentit, ku do të debatojnë me mazhorancën si dhe do të organizohen për të mos lejuar, sipas tyre, votimin e njëanshëm dhe në shkelje të kushetutës së kryeprokurorit të përkohshëm. Por ashtu si dhe më parë, një pjesë e deputetëve do të dalë nga salla e kuvendit, për t’iu drejtuar pjesëmarrësve të protestës.

Demokratëve këtë të henë do t’i bashkohen po ashtu dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të partive të tjera parlamentare dhe jo parlamentare. Të shtunën në mbrëmje kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkoi të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës. /OraNews