Netflix dokumentar për Beyonce Netflix dokumentar për Beyonce
Duket se një dokumentar i Beyonce mund të vijë nga Netflix javën e ardhshme. Në një postim në Twitter, gjiganti shkroi thjesht ‘”Homecoming” me... Netflix dokumentar për Beyonce

Duket se një dokumentar i Beyonce mund të vijë nga Netflix javën e ardhshme.

Në një postim në Twitter, gjiganti shkroi thjesht ‘”Homecoming” me shkronja greke.

Projekti do jetë në dispozicion më 17 prill.

Netflix nuk tha në mënyrë specifike se “Homecoming” ka të bëjë me Beyonce.

Por këngëtarja ka një koleksion mode të quajtur “Homecoming”, dhe gërmat janë të shkruara me shkronja greke, njësoj si në postimin e Netflix.

Gjithashtu Beyonce nisi programin e bursave vitin e kaluar “Homecoming Scholars Award Program” që i siguroi Historically Black Colleges and Universities (HBCUs) bursa 25 mijë dollarë  për studentët e përzgjedhur.

Fituesja e  Grammy bëri historinë në Coachella vitin e kaluar si gruaja e parë me ngjyrë që kryesoi festivalin vjetor.