Neymar, Mbappe dhe Icardi; Të gjithë në stërvitje, por PSG iu ka bërë dalje! Neymar, Mbappe dhe Icardi; Të gjithë në stërvitje, por PSG iu ka bërë dalje!
PSG do të presë Strasbourg këtë fundjavë për ndeshjen e radhës të Ligue 1 dhe pas përfundimit të merkatos ka disa dilema për t’u... Neymar, Mbappe dhe Icardi; Të gjithë në stërvitje, por PSG iu ka bërë dalje!

PSG do të presë Strasbourg këtë fundjavë për ndeshjen e radhës të Ligue 1 dhe pas përfundimit të merkatos ka disa dilema për t’u zgjidhur nga trajneri Thomas Tuchel.

Sot është kthyer në stërvitje me intensitet të plotë Neymar, i cili vjen pas ndeshjeve me kombëtare. Për të pritet një vend titullari për ndeshjen e së dielës, por tifozët janë ata që nuk i urojnë një rikthim të këndshëm, pasi priten thirrje dhe banderola kundër tij, duke qenë se kërkoi largimin këtë verë.

Në anën tjetër Kylian Mbappe vijon të stërvitet në fushë, por sulmuesi francez nuk do të jetë për këtë ndeshje, si dhe për sdën ndaj Real Madridit në Champions League, për shkak se ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimit.

Mauro Icardi po vijon të stërvitet me intensitet të plotë, por sulmuesi argjentinas nuk luan një ndeshje zyrtare që nga maji këtij viti dhe është ende larg formës optimale. Ndeshjen e së dielës pritet ta nisë nga stoli, edhe për faktin se Edinson Cavani është rikthyer nga dëmtimi dhe posti i titullarit do i takojë atij.