Neymar turpërohet nga 19-vjeçari i Brazilit në stërvitje Neymar turpërohet nga 19-vjeçari i Brazilit në stërvitje
Brazili duket se ka një të ardhme të ndritur me lojtarët e rinj që i ka në skuadër, por edhe me disa që janë... Neymar turpërohet nga 19-vjeçari i Brazilit në stërvitje

Brazili duket se ka një të ardhme të ndritur me lojtarët e rinj që i ka në skuadër, por edhe me disa që janë inkuadruar tash së fundmi siç është rasti i Weverton Guilherme.

Mbrojtësi i djathtë që luan te akademia e Cruzieros është ftuar nga Brazili, gjersa për herë të parë është takuar me lojtarët si Gabreil Jesus dhe Casemiro.

Në fakt, 19-vjeçari u takua edhe me Neymarin, mirëpo që nuk u prit aq mirë sa edhe e kishte menduar, pasi ylli i PSG-së u me të.

Ish-anëtari i Barcelonës u driblua në mënyrë turpëruese nga Guilherme, gjersa më pastaj Neymari e kapi për fanelle dhe e rrëzoi.

Sulmuesi brazilian vazhdoi të ecte sikur asgjë nuk ka ndodhur, ndërsa mbrojtësi i talentuar qëndronte i shtrirë në tokë, por me gjasë që e ka shijuar atë lëvizje që i bëri asit të PSG-së.

Neymarit iu mor shiriti i kapitenit për shkak të mos-disiplinës, derisa ajo i kaloi bashkëlojtarit të tij te PSG-a, Dani Alves, që do ta udhëheq skuadrën për në Kupën e Amerikës.